Humbja e peshës varet nga disa faktorë mes të cilëve, mosha, aktiviteti metabolizmit dhe stili i jetës. Por shumë prej nesh kërkojnë të kenë një trup të bukur e të shëndetshëm në një kohë të shkurtër.
Por sot do të flasim për një sërë menush dhe këshillash që mund t’ju ndihmojnë të bini 4 kg për 10 ditë. Bëhet fjalë për një dietë të ekulibruar dhe që nuk rrezikon shëndetin. Si thoni? Do e provoni? Mbani shënim!
Si fillim këto janë pijet e ndaluara
Pijet alkoolike
Pijet me sheqer, apo dhe pak sheqer
Pijet e gazuara
Pije në formë pluhuri
Sheqer i rafinuar
Salçiçet
Miell i rafinuar
Të rekomanduara
Uji dhe çajrat bimorë
Uji i vakët me limon
Këto janë mundësitë e zgjedhjes për këtë dietë 10 ditore
Mëngjes
Opsioni 1: Një tas kos i skremuar, ose një sanduiç me proshutë dhe djathë pa yndyrë dhe një mollë
Opsioni 2: Një tas me qumësht vegjetal, katër biskota integrale dhe djathë i skremuar, një portokall.
Opsioni 3: Një filxhan çaj bimor, dy feta toste me bukë integrale, djathë i skremuar dhe një mollë.
Opsioni 4: Një gotë me lën portokalli të saposhtrydhur, një fetë me bukë integrale me proshutë dhe një frut sipas dëshirë