Humbin rrugën në mal, policia i gjen 12 alpinistë nga Tetova

Më 3 nëntor 2024, rreth orës 22:10, policia i gjeti 12 alpinistët nga fshatrat Bogovinë, Lisec, Rakovec, Përshovcë dhe Tetovë, të cilët ishin humbur në malet mbi fshatin Përshevcë, rajoni i Tetovës. Më parë, rreth orës 21:30, një person me inicialet A.R. nga Bogovina raportoi se nuk mund të kontaktonte me ta. Grupi ishte nisur për në vendin e quajtur “Liqenet e Dobroshit”, dhe vendndodhja e fundit nga ku kishin kontaktuar ishte afër “Tre Çeshmave,” pranë kufirit me Kosovën. Pas kërkimeve të organizuara, shërbimet policore të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë i gjetën alpinistët në gjendje të mirë shëndetësore dhe i transportuan në Spitalin Klinik të Tetovës për kontroll.