Humbin jetën katër të rinj shqiptar në aksident trafiku!


Katër të rinj shqiptarë kanë vdekur mbrëmjen e të shtunës në një aksident komunikacioni në Novi Pazar – Ribaric.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar – shoferi i golfit ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa gruaja që ishte me të në automjet, e cila sipas disa mediave është shtatzënë, ka pësuar lëndime të lehta.

Ndërkaq, siç raportohet të gjithë të vdekurit ndodheshin në një veturë të markës “Volkswagen Golf”, me targa të Kraljevës, e cila është përplasur drejtpërdrejt me një automjet të së njëjtës markë.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së parregulluar dhe rrëshqitjes së rrugës, ku janë përfshirë tre automjete.

Mësohet se viktima janë: Amel Ibrahimi (21), Mithat Hami (23), Senad Derlek (22) dhe Amar Ujkani (21).

Novi Pazari ka shpallur ditë zie ditën e hënë.