Humbi jetën një 18-të vjeçare gjatë ak*sidentit në pikën pagesore “Rramanli” të Kumanovës

Një vajzë 18-të vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona janë lënduar në një ak*sident të rëndë që ndodhi mbrëmë në afërsi të pikës pagesore “Rramanli”, Kumanovë, kumtoi sot MPB. Automobilat e aks*identuar ishin “Audi” dhe “Zastava”.

“Mbrëmë në orën 21:55 në SPB Kumanovë është paraqitur se në autostradën Shkup-Kumanovë, rreth një kilometër para pikës pagesore “Rramanli”, ka ndodhur një aks*ident ndërmjet automjetit “Audi” me targa të Kumanovës i drejtuar nga S.V.(20) Kumanovë, dhe automjeti “Zastava” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga D.V.(55) nga fshati Nagoriç i Vjetër. Në vendin e ngjarjes vd*iq M.M.(18) nga Kumanova, bashkudhëtare në automjetin “Audi”, ndërsa S.V. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe D.B. është me lëndime të lehta trupore, të konstatuara në spitalin e Kumanovës”, kumtoi MPB.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori dhe ekipi i SPB-së Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i të vd*ekurit është dhënë për autopsi. Ak*sident dje ndodhi edhe në rrugën lokale Kumanovë-fshati Rramanli në vendin “Maçja glava”, kumtoi sot MPB. Në ak*sident kanë marrë pjesë dy automobila. Janë lënduar dy të mitur prej të cilëve njëri shofer, tjetri bashkudhëtar dhe dy persona tjerë. Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB-së Kumanovë dhe prokurori publik.