Humbi dokumentet dhe mbeti në rrugë, i moshuari gjeti strehë nën një varkë te liqeni i Ohrit

Një varkë e vendosur në vendbanimin Lagadin, në bregun e liqenit të Ohrit prej kohësh ka qenë shtëpia e një qytetari të moshuar. Duke mos pasur ku të jetonte, ai gjeti strehë nga të ftohtit dhe shiu nën këtë varkë.
Për shkak të problemeve shëndetësore dhe thyerjes së këmbës ai sot nuk mundi të dalë nga varka. Na tha se nuk kishte ushqim, ilaçe dhe se pi ujë nga liqeni.

I pastrehi: Nuk kam para, më kanë humbur të gjitha dokumentet. Më është thyer këmba. Ma fotografo këmbën. Bëj foto.
Ky njeri na tha se kishte punuar në Amerikë, por se i kishte humbur të gjitha dokumentet dhe kishte vite që jetonte si i pastrehë.

“Nuk punoj asgjë tani. I kam humbur kartat e mia. Më duhet një batanije, një poshtë dhe një sipër. Është bukur këtu. Nuk bie shi…”, tha ai. Nga Ndihma e shpejtë në Ohër thanë, se dje vonë pasdite kanë marrë një telefonatë për një burrë, që jeton nën një varkë dhe i cili ka nevojë për ndihmë urgjente.

Ekipi i tyre ka ndërhyrë menjëherë, pas së cilës kanë konstatuar se burri kishte një kavilje të lënduar në këmbën e majtë. Pasi e kanë fashuar dhe i kanë dhënë terapinë e duhur, kanë tentuar ta transportojnë në spitalin ortopedik dhe traumatologjik të Shën Erazmit, por ka refuzuar dhe më pas e kanë denoncuar në polici. Sipas vlerësimeve tona bëhet fjalë për një person nga 75 deri në 80 vjeç. Qytetarët e kanë raportuar rastin edhe në Qendrën për Çështje Sociale, dhe në Qendrën për Menaxhimin e Krizave.