Humbasin djalin 4-vjeçar nga kanceri i rrallë, prindërit japin mesazhin: Mos mendoni se është vetëm një bakter

Dy prindër të shkatërruar nga dhimbja e humbjes së djalit të tyre të vogël nga një formë e rrallë e kancerit, kanë paralajmëruar prindërit e tjerë që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm, kur fëmijët ankohen për dhimbje.

Joanne Hedley dhe Peter Hayes, nga Tydsley, Manchester i Madh po rrisin ndërgjegjësimin për neuroblastomën, një formë e rrallë e kancerit që më së shumti sulmon fëmijët, pasi djali i tyre Reggie, 4 vjeç, vdiq tragjikisht pas një beteje me sëmundjen.
Prindërit e tij u shqetësuan kur i riu filloi të ankohej se kishte probleme me stomakun dhe ethe ndërsa ishte në çerdhe vitin e kaluar.

Prindërit zemërthyer dëshirojnë të sigurohen që nënat dhe baballarët e tjerë të mos i anashkalojnë dhimbjet e fëmijëve të tyre dhe të bëjnë kontrollet tek mjeku sa më parë.
Pasi u shtrua në spital në Nëntor të vitit të kaluar, u deshën disa javë teste para se mjekët t’i thoshin Joanne dhe Peter se Reggie kishte një tumor.