Një 59-vjeçar është raportuar i zhdukur në SPB Veles dje në orën 19:00.
Zhdukja është denoncuar në polici nga nipi i tij, i cili ka sqaruar se daja i tij me iniciale D.P. jetonte vetëm.
Se kur është parë për herë të fundit i zhdukuri dhe nëse ka pasur ndonjë problem shëndetësor, aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar.
SPB Veles e ka konfirmuar ngjarjen për “Focus” dhe ka theksuar se hetimet janë duke vazhduar dhe po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e personit.