Njerëzit që po bënin blerjet e tyre për Krishtlindje në një qendër tregtare në Andorra, përjetuan disa momente terrori pasi një Ferrari përfundoi brenda.
Incidenti ndodhi në qendrën tregtare Sant Julia De Loria, e vendosur në një qytet të vogël në periferi të Andorrës.
Në timon ishte një 82-vjeçar, i cili shoqërohej nga një grua 59-vjeçare. Si shoferi ashtu edhe pasagjerja e tij, pësuan dëmtime të lehta pavarësisht përmasave të aksidentit.
Së bashku me një punonjës, u dërguan në spital për kontroll mjekësor për t’u liruar pas disa orësh.