Humb jetën regjisori i njohur shqiptar në moshën 70 vjeçare

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Varrimi do të bëhet ditën e sotme në ora 14:00 në Sharrë.

“Të nderuar të afërm dhe miq, me trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur, bashkëshortit dhe babait Vladimir Kasaj. Varrimi do të bëhet në orën 14.00 në Sharrë duke u nisur nga agjencia funerale Alba 2000, pranë Medresesë, Rruga e Dibrës 302. Vizitat do te kryhen po pranë kësaj agjencie, ditën e martë date 09/11 nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe 16:00 deri ne 20:00. Familja”, thuhet në njoftim.

Ai njihet si autor i shumë filmave “Flaka e maleve”, “Ditët që sollën pranverën”, “Rikonstruksioni”.