Një kamionetë ka go*ditur sot për vd*ekje një fëmijë në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke shtuar se fëmiu ishte njëvjeçar.
“Sot rreth orës 09:30, në rrugën ‘Mehmet Ali Vrioni’, në Prishtinë, ka ndodhur një ak*sident trafiku, ku për pasojë një fëmijë ka vde*kur. Në këtë ak*sident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij ak*sidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, deklaroi ajo.
Ahmeti shtoi tutje se, njësiti i het*imeve të trafikut rrugor me vendim të prokurorit kanë ndaluar ngasësin e automjetit për 48 orë, ndërkohë që janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij ak*sidenti.