Humb jetën një punëtor në Prishtinë

Një person derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim, ka pësuar lëndime trupore. I njëjti pasi është dërguar në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë. Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë.
Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.