Siç njoftojnë nga SPB Shkup, rreth orës 00:50 është denoncuar se në kompleksin klinik “Nëna Tereza” në Shkup ka gjetur i vdekur i paraburgosuri I.T (62).
Sipas njoftimit të MPB-së, i paraburgosuri ka qenë i hospitalizuar, ndërsa në ora 00:15 gjendja shëndetësore i është përkeqësuar dhe nga mjeki i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.