Humb jetën nga Covid-19, mësuesja i dedikon fjalët e ndjera!

Përpiqem të shkruaj disa rreshta,por e kam shumë të vështirë.Me këtë ikje të parakohshme,na le pa fjalë,na këpute shpirtin Krenar!

I tejkalove shumë sfida,nuk do të besonim që luftën me coronën(COVID19) do ta humbisje,për të lënë pas buzëqeshjen tënde të ngrirë,sjelljen prej fisniku,thjeshtësinë,humanizmin dhe plot jetë;familjen,…….dhe atë nënë që kurrë nuk i shpëtoi spirales së vuajtjeve!
Qofsh udhës për parajsë,ish nxënësi im!

Nga mësuesja Antigona Spahiu