Humb jetën në aksident gazetari nga Shkupi (FOTO)

Mga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në një aksident në autostradën Kumanovë-Shkup ka ndërruar jetë një 31-vjeçar nga Shkupi.
“Më datë 11.04.2022 në ora 16.35 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, në afërsi të nyjës Hipodrom, kamioni “Fiat Fiorino” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Davud Xhunejt(31) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. D.Xh ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësorë i ambulancës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Davud Xhunejt ka punuar në Agjencinë e lajmeve Anadolu.