Humb jetën 25-vjeçari i cili sot ishte lënduar rëndë në vendin e tij të punës

MPB ka njoftuar se sot në ora 09:15 në MPB të Shkupit nga spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohriski” është njoftuar se tek ta është sjellë I.S.(25) nga fshati Singjelik i Shkupit. me plagë të rënda, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.

Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani private, në një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës.

Është kryer këqyrja dhe është njoftuar inspeksioni i punës dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.