Humb jetën 22 vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar ka ndërruar jete në një aksident në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të së shtunës, në rrugën Saronno-Monza.

Raportohet se viktima është 22-vjeçari Arnold Selishta, nga Mamurrasi.

Vetura e tipit “Range Rover” e ka humbur kontrollin duke u përplasur në rrethrrotullim via Monte Bianco.

Sipas mediave italiane në veturë ndodheshin tre persona, të moshës 18, 22 dhe 23 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital, por që njëri nga ta nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve të marra.