Hulumtimi i PIPOS: “Më shumë se gjysma e kosovarëve dëshirojnë të largohen nga vendi “

Se një numër kosovarësh po dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre, tashmë është fakt i ditur.
Më shumë se gjysma e të anketuarve në hulumtimin e opinionit publik të realizuar nga PIPOS, të prezantuar në Rubikon të Klan Kosova, do të largoheshin nga Kosova po të kishin mundësi.

50.5 % të 1050 respondentëve janë përgjigjur me “po”, 38.6 % kanë thënë “jo” dhe 7.9 % e të anketuarve kanë thënë se nuk e dinë se çfarë do të bënin.
Ndryshe, nga ambasadat e huaja kanë bërë të ditur se vazhdimisht mijëra kosovarë në muajt aplikojnë për viza pune.