Hulumtim: Të infektuarit me Kovid-19 mund të mos e kthejnë shqisën e nuhatjes

Një nga dhjetë pacientët kurrë nuk do ta kthejë shqisën e nuhatjes dhe të shijes pasi të shërohen nga koronavirusi, tregojnë rezultatet nga hulumtimet e reja.

Humbja e shqisës së erës dhe e shijes së fundmi ka qenë ndër simptomat e rregullta të koronavirusit, përveç kollitjes dhe etheve. Hulumtimet e reja tregojnë se një në dhjetë pacientët që i kanë humbur këto dy shqisa mund të mos i kthejnë kurrë ato, shkruan “Njujork Post”.

Studiuesit kanë mbledhur të dhëna nga pacientët në Itali dhe kanë zbuluar se 49 për qind e tyre i kishin rikthyer plotësisht shqisën e tyre të nuhatjes dhe të shijes pasi ishin shëruar nga virusi. Nga ana tjetër, dhjetë për qind kanë deklaruar se simptomat e tyre ishin përkeqësuar.

Zbulimi i këtillë është publikuar në revistën JAMA Otolaryngology – Head and Qeck Surgery, ndërsa studiuesit paralajmëruan se mijëra njerëz mund të përballen me probleme shëndetësore dhe pasoja për shkak të Kovid-19.