Hulumtim: Optimizmi për të ardhmen dhe kënaqësia nga jeta janë më të larta se sa shqetësimi për KOVID-19, më të rinjtë më pesimistët

Optimizmi për të ardhmen, si dhe kënaqësia nga jeta, janë më të larta se sa shqetësimi për KOVID-19, te të gjitha grupet e të anketuarve, në momentin e hulumtimit. Burrat janë më optimistë dhe më pak të shqetësuar se sa gratë, përderisa, kënaqësinë nga jeta e ndajnë njëjtë. Më pak të kënaqur dhe më pesimistë janë më të rinjtë.

Kjo bëhet e ditur në Hulumtimin e Qendrës për Aksione Psikosociale dhe Krizash- Malinje për jetën në kushte të pandemisë së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga faza inicuese e përballjes me pandemisë të zbatuar tre muaj. Të dhënat janë marrë në mostrën prej 2093 të anketuarve për pjesëmarrje në hulumtim, të realizuar në mënyrë elektronike.

“Më të kënaqur (73 për qind) dhe më optimistë (75 për qind) për të ardhmen janë më të moshuarit, mbi 65 vjet, me çka kënaqësia bie me moshën, e kështu më pak të kënaqur (55 për qind) dhe më pesimistë për të ardhmen (35 për qind) janë më të rinjtë, prej 18 deri 34 vjet”, theksohet në hulumtimin.

Njëkohësisht, shumica e të anketuarve janë të shqetësuar për situatën në vend, për rreziqet për të sëmurët kronikë dhe për kapacitetin e institucioneve që të përballen me krizën, përderisa më së paku i shqetëson shëndeti i tyre psikik dhe marrëdhëniet me familjen.

Në kuptim të informimit, 71 për qind e të anketuarve ndjekin përmbajtje me pandeminë, me çka shumë shpesh ndiqen rrjetet sociale dhe portalet në internet, edhe pse lidhja me to më shumë është me karakter zbavitës se sa nga karakteri informativ, sepse pikërisht në to të anketuarit kanë edhe besim më të vogël. Besim më të madh megjithatë kanë portalet e specializuara shëndetësore dhe paraqitjet e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shumë shpesh, theksohet, shihen lajmet në televizione, emisionet debatuese dhe forumet shëndetësore këshilluese. Shumica e të anketuarve e dinë për masat dhe rekomandimet kryesore të (vetë) mbrojtjes dhe deklarojnë se rregullisht i zbatojnë. Sa i përket shëndetit emocional dhe mendor, të anketuarit reagojnë shumë më të shqetësuar, se sa ndiejnë se janë të stresuar. Megjithatë, në pyetjen se sa gjatë dhe rëndë kalojnë nëpër situata stresuese shumica u përgjigj se po kalon shumë rëndë, për çka është konfirmim edhe rezistenca e dobët psikologjike te çdo i dyti i anketuar.

“Ekziston një gamë e madhe e sjelljes dhe aktiviteteve të (vetë)ndihmës të cilat i zbatojnë të anketuarit në kushte të KOVID-19, nga: humori, aktivitete në amvisëri, shikimi i serialeve televizive dhe ndjekja e situatës me sëmundjen, pastaj leximi i librave, aktivitete kreative dhe seks, deri në kënaqësi në alkool, rite fetare dhe ilaçet për qetësim. Mbështetja sociale, veçanërisht nga familja, por edhe nga miqtë, është një nga pikat më të fuqishme të mbështetjes në përballjen me krizën, që në kushte të izolimit si pasojë e pandemisë i vendos të anketuarit e vetmuar në mesin e grupeve më të rrezikuara”, qëndron në të dhënat.

Në përfundimin thuhet se informimi i mirë dhe gjithëpërfshirës, shkalla e arsimit, statusi social dhe ekonomik i të anketuarve dhe përfshirja e tyre në ndryshime, para së gjitha në jetën e tyre, si dhe lidhjen me kolektivin, janë çelësi i suksesit në përballjen me krizat nga përmasat e tilla siç është pandemia me KOVID-19.

Mostra prej të cilës janë nxjerrë këto konkluza ndoshta nuk është referente për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë, por e tregon drejtimin në të cilin me siguri mund të nisen në planifikimin e ndihmës dhe mbështetjes së të gjithë të tjerëve, shtresave më të ndjeshme dhe më rëndë të prekura, bëjnë të ditur nga Qendra për Aksione Psikosociale dhe Krizash. – Malinje.