Një kilogram Resana, 500 gramë patate, një qumësht dhe një bukë. Kjo pako i është dhënë një familjeje në rrezik social prej Qendrës. Për shkak të situatës së vështirësuar, komuna Qendër ndan pako mujore për pensionistët që marrin pension nën 12 mijë denarë. Ata thonë se kjo është nënçmuese sepse me këto produkte nuk mundet të gatuhet as një drekë. Familja të cilën e xhiruam donte të mbetej anonime.
Nevojtarja: “Gjysmë kilogram patate, dy biskota. Ja. Kjo është. Këto dy janë nga 40 – 80. Me qumështin, 130, plus nj bukë, 180 dhe patatet 20 denarë, gjithsej pakoja vlen 200 denarë.
-Kjo ndihmë ju është dhënë për shkak të pandemisë me Kovid-19?
Nevojtarja: Po, thanë se për ata që marrin pension nën 12 mijë denarë, si ndihmë na e kanë dhënë.
Kryetari i Qendrës, Sasha Bogdanoviq, tha se komuna nuk vendos se çka do të përmbajnë pakot, por atë e bën kompania e cila dhuron për familjet në rrezik.
“Gjithçka varet nga dhuruesit sepse komuna Qendër nuk jep asnjë denar. Ne funksionojmë kështu që produktet i sigurojmë nga donatorët. Ne nuk mundemi për gjërat që na i kanë dhuruar të themi se nuk mjaftojnë. Ne jemi falënderues për këtë. Së shpejti do të dalim me të dhëna se sa rritet numri i njerëzve që marrin pjesë në këto aksione”, tha Sasha Bogdanoviq, Kryetar i komunës Qendër.
Edhe pse, siç thotë kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, komuna nuk investon asnjë denar megjithatë pakoja e ka logon e komunës. Ai thotëi se vazhdimisht rritet numri i kompanive që interesohen për të dhuruar për familjet në rrezik social kështu që mendon se pakot me kalimin e kohës do të përmbajnë edhe më shumë produkte.