Hoxhë Shefqet Krasniqi paditë për shpifje ndaj tij, dy mediume kosovare (Dokument)


Hoxha dhe imami i njohur Shefqet Krasniqi i ka paditur dy mediume kosovare, me pretendimin se kanë shpifur ndaj tij.

Bëhet fjalë për portalet: ‘Gazeta Blic’ dhe ‘Gazeta Metro’; të cilat, sipas avokatit Asdren Bytyqi, i cili e përfaqëson imamin Krasniqi, e kanë keq-cituar hoxhën në fjalë.
Krasniqi, i cili mori vëmendje mediatike pas një interviste të dhënë për emisionin ‘Debat Plus me Ermal Pandurin, i datës 13.04.2021, ndër të tjera ka folur për raportet burrë, grua, dhe për të drejtat e kësaj të fundit, nga perspektiva islame.

Më saktë, deklarata:
“Megjithatë ajo çka është e përgjithshme në kuzhinë është se kuzhina është e grave”, sipas avokatit, është keqpërdorur.

Në të dy paditë, avokati Bytyqi, jep shpjegime të hollësishme, nëpërmjet të cilave evidentohet keqcitimi, përkatësisht shpifja.
“Ky absurt logjik, kronologjik dhe mediatik, vë në pah nivelin e ulët profesional dhe intelektual të autorit të këtij lajmi” – thuhet ndër të tjera, në njërën prej padive.

Për më shumë, aty thuhet se:
“Paditësi është cenuar rendë në aspektin e personalitetit, të drejtave, aspektin moral, shpirtëror, familjar, shoqëror, kolegjial, publik, nga shpifjet e pamatura, publike dhe te rënda të të paditurit ne drejtim të paditësit, duke shtrembëruar dhe nxjerrur tituj megalomanë shpifës sikurse “Gratë janë për kuzhinë, oda është për burra”, nga deklarata e dhënë në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dugagjini, me datë 13.04.2021.”
Sipas avokatit Bytyqi, paditë veç janë dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por nuk dihet se kur do të ftohen palët, përkatësisht kur do të fillojë procesi gjyqsor.