Hoxhë Omer Bajrami jep sqarim për përkrahjen e Khabib!

Për të shkruar ose komentuar një gjë, së pari duhet të jeshë në rrjedha me atë!
Sa të ngushtë bëhemi ndonjëherë! Askush nuk thotë se sporti i dëmshëm është hallall. Askush nuk thotë se Khabibi përfaqëson Islamin. Askush nuk është duke bërë tolerime në fe për shkak të tij. Allahu e forcoftë në fe dhe e udhëzoftë atë nga e mira. E bëftë të largohet nga ky sport, pas 28 fitoreve të arritura e të merituara. Amin

Jo Jo..
Nuk u çlirua Kudsi, e as ndonjë vend tjetër..
Nuk u ngrit krenaria e Islamit nga sporti..
Nuk u lejua harami, e nuk u bë hallall..
Nuk u shëndërrua Islami në tifozëri..

Çdo gjë është ashtu si ka qenë. Mos keni frikë!
Thjeshtë është një anim kah një njeri i cili është musliman, me gjithë gabimet dhe mëkatet e tij, përballë një tjetri i cili nuk është musliman.
Megjithatë..

Bëhuni të ashpër ndaj mëkateve të juaja, më shumë se sa ndaj mëkateve, të një njeriu i cili as që mund ta dëgjojë ndonjëherë zërin tuaj.
Hoxhë Omer Bajrami