Hoxhë Fatmir Latifi nuk mund t’i mbajë lotët kur tregon për amanetin e shokut të vr*arë në lu*ftë


Hoxhe Fatmir Latifaj imam në xhaminë e Shipolit ne Mitrovicë që njëherësh është edhe pajtimtar i familjareve që kishin më parë ngatërresa, emocionohet fortë në emisionin Kojshia Show, duke treguar një histori emocionuese për shokun e tij të vr*arë të lu*ftës se çfarë i kishte lënë amanet babës tij.
Ai ka folur për Nysret Osman Musën, i cili dy javë më parë i ka bërë 22 vjet që ka rënë dëshmor dhe të cilin hoxha Fatmir Latifaj e kishte shok nga Medresja.

“Unë kam qenë shumë i kujdeshëm në ruajtjen e literaturës të Medresesë dhe atij i është dashur t’i huazojë disa libra nga unë… Ka qenë viti 1998 dhe ne mobilizoheshim t’i përgjigjeshim kushtrimit të atdheut tonë. Nysreti me kërkonte librat e unë i thashë: Nysret, tash nuk është vakti i librave. Është koha që ato që i kemi mësu në libra me praktiku në istikame, për ta mbrojt dinjitetin dhe integritetin e popullit”, rrëfen hoxhë Fatmiri.

“I thashë Nysret, ti japi librat, por me kusht që t’mi kthesh librat. Kurrë nuk e harroj. Ma ka dhënë besën e shqiptarit. ‘Gjallë e vd*ekë, o Fatmir, pa t’i kthye nuk e lë… Ai del në Zonën Operative të Shalës e unë në Zonën Operative të Drenicës. Ai vr*itet në lu*ftë e unë pl*agosem. Kur e marr unë veten. Kthehem prej spitalit ushtarak të Turqisë ku shkova të mjekohem. Në gusht të vitit 1999 kthehem dhe marr vesh që më është vr*arë shoku dhe kjo ishte një go*ditje shumë e rë*ndë për mua”.

“Shkova me pa në familjen e tij dhe baba i tij Osmani, kur me sheh emocionohet shumë, emocionohem edhe unë. Baca Osman me thotë: ‘O Fatmir, pasha Zotin Nysretin çdo natë jam tu e pa ëndërr dhe po më thotë, a ia ke çu librat Fatmirit se ia kam dhënë besën e Zotit, se gjallë a vd*ekur pa t’i kthy s’e la”, ka rrëfyer me emocione hoxhë Fatmiri.
Për ta ndjekur këtë rrëfim ndiqeni nga minuta 15:50 të emisionit!