Hoxhë Drilon Gashi: “Pse të famshmit nuk u ankuan kurrë se i ka kap syri i keq, magjia apo se një xhind banonte në to”

Shkruar nga teolog: Drilon Gashi:

Merrini për shembull tenistet me renome botërore si Naomi Osaka, Steffi Graf apo Maria Sharapova! Heroina të vërteta, të bukura, shtatëlarta, të pasura dhe me famë, që udhëtojnë në të gjithë botën! Ato kurrë nuk u ankuan se i kishte goditur syri i keq, magjia apo se një xhind banonte në to për shkak të admirimit të tij të fortë për to, pavarësisht se sytë e botës ishin të kthyer drejt tyre, ashtu siç nuk u ankuan kurrë për xhelozinë dhe zilinë e grave të tjera ndaj tyre.

Ndërsa disa prej motrave tona, familjareve dhe fqinjeve tona të cilat kanë një bukuri të zakonshme, s’kanë as para, as palestër, as punë, as zanat, madje as ndonjë zgjuarsi të madhe, e kalojnë kohën tek hoxha që bën rukje, yshtegjiu dhe magjistari, për t’i mbrojtur nga syri ziliqar i njerëzve që nuk e di pse ua kanë zili?! Ose nga ai xhindi që është i dashuruar me to dhe që i përndjek kudo që shkojnë.

Ju lumtë magjistarëve, mullahave sharlatanë dhe diletantëve për fitimet që po korrin nga marrëzitë, iluzionet dhe absurditetet e shumë njerëzve në vendin tonë të varfër.