Hoxhë Drilon Gashi në një intervistë ka folur rrreth konfliktit të fundit ndërmjet Izraeli dhe Hamasi, i cili po vazhdon edhe më tutje. Gashi ka thënë se është sharllatanizëm e rrugaçëri adoleshente të thuash se përkrahi palestinezët apo izraelitët.
“Prandaj, të flasësh pa përgjëgjësi reth këtij konflikti ose të flasësh me gjuhën e militanteve partiak dhe militantëve të klubeve sportive, se unë e përkrahi palestinezet kundër Izraeliteve ose Izraelin kundër Arabeve është sharllatanizëm i vërtetë dhe rugaçëri adoleshente”, tha Gashi.
Sipas hoxhës arabët nuk janë budallenjë që zgjidhja e këtij konflikti të mbetet në duart e një grupi nga Shkupi, Prishtina apo Tirana duke bërtitur “Allahu Ekber”.
“Ka një gojëdhënë profetike që thotë se “I zoti i shpisë me së miri i di problemet e shtëpisë së vet”. Pra në këtë rast, Arabët janë të zotët e shpisë së vet edhe ata i dinë me së miri problemet e veta. Nuk janë gjithë arabet budallenjë me tërë atë potencial intelektual, me njerëz të ngritur të lindur dhe të ritur me atë konflikt, me një dialog 50 vjeçar me ndërmjetësues të rangut më të lartë të diplomatëve botëror, mos u merakonsi shumë, nuk kanë mbetur në hall që një grup nga Shkupi, Prishtina apo Tirana tua zgjidhin problemin kaq kompleks, duke bërtitur “Allahu Ekber”, tha Gashi.