Hoxhë Drilon Gashi e kundërshton Visar Duriqin: Muhamedi nuk ishte mbret

Gazetari Visar Duriqi, ka deklaruar se i profeti Muhamed, ka qenë ‘mbret’ në kohën kur ka jetuar.

Ndaj deklaratave të Duriqit ka reaguar hoxha Drilon Gashi, i cili ka thënë se Muhamedi nuk ka qenë mbret, por i zgjedhur pushtetar i besimtarëve.

“Nuk ka qenë mbret, ai ka qenë i zgjedhur i kabiljes së tij, pra besimtarëve të cilët ia kanë besuar pushtetin. Muhamedi ka qenë i dërguar i Zotit, por asnjëherë nuk ka qenë mbret”, ka thënë Gashi në Prime Time.