“Hoxhë, a duhet të shkojmë në pishina?”: Çfarë predikojnë faqet e xhamive në Austri


Gazetari Enver Robelli në një lidhje me Skype me emisionin “Abc-ja e mëngjesit” shpjegoi ndër të tjera se çfarë shkruhet në faqet e xhamive në Austri.
Ai tha se nga hulumtimi i tij ka hasur pyetje të tilla si “A duhet të shkojmë në pishina” apo nëse duhet të festohet Viti i Ri nga myslimanët. Më tej, ai shton se autoritetet duhet të ketë një selektim të imamëve që ligjërojnë nëpër xhami, dhe se ata “duhet të jenë arsimuar në botën perëndimore dhe para se të lexonin Kuranin, të lexonin kushtetutat vendore.”

“Ka disa xhami në Vjenë dhe në kuadër të hulumtimeve dhe çfarë predikohet aty. Ka pyetje të lloj llojshme, dikush pyet Hoxhën apo imanin nëse mund të martohem me një grua belge vetëm sa për të rregulluar dokumentat dhe përgjigja e Hoxhës është se është e ndaluar jo për shkak të martesës së kufizuar vetëm për letra por dhe se ajo është e krishterë. Ka pyetje nëse një mysliman ka të drejtë të festojë Vitin e Ri dhe përgjigjja është po ashtu si kjo.