Hoxhaj pas deklaratave të Vulinit: Ajo që zhgënjen është heshtja e bashkësisë ndërkombëtare


Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i zhgënjyer me heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare për deklaratën e ministrit të mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, i cili lëshoi një deklaratë fyese për kosovarët.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare nuk guxon ta harrojë sa viktima e humbje iu ka shkaktuar popujve në Ballkan regjim millosheviqian.

“Në atë kohë ndjekësit më besnik të Millosheviqit ishin treshja: Vucic, Dacic dhe Vulin. Fatkeqësisht, në vend se të përballeshin me përgjegjësinë për të kaluarën e tyre, ata vazhdojnë të jenë figura kyçe në politikën e Serbisë. Jo rastësisht, gjatë këtyre ditëve ishim dëshmitarë të kthimit të racizmit në Beograd!”, ka shkruar Hoxhaj.