Hoxhaj nga Prekazi: Më 5 mars 1998 fitoj Kosova mbi Serbinë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Prekazi dhe aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë të cilën e gëzojmë sot si shtet sovran dhe i pavarur. Hoxhaj këto komente i bëri pas vendosjes së luleve, në Kompleksin Memorial në Prekaz, ku ishte së bashku me anëtarët e kryesisë së PDK-së, strukturat dhe degët e kësaj partë.

Ai tha se ka më 5 mars të vitit 1998, fitojë guximi mbi frikën, fitojë liria mbi okupimin, fitojë Kosova mbi Serbinë.
“Me 5,6,7, mars të këtij viti u flijua familja Jashari për t’u ngrit në këmbë e tërë Kosova, për t’u ngrit në këmbë i tërë populli shqiptar në Ballkan. Me këtë flijim dhe këtë atdhedashuri, familja Jashari është maja e atdhedashurisë së Kosovës, është Zeniti i atdhedashurisë së Kosovës dhe nuk ka ngjarje e cila mund ta tejkalojë këtë ngjarje historike të popullit shqiptar.

Mbi këtë flijim dhe mbi këtë sakrificë ka lindë liria jonë, ka lind shtetit jonë dhe Prekazi e aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë të cilën ne e gëzojmë sot si shtet sovran dhe i pavarur “, ka thënë Hoxhaj. Ai tha se kanë vendosur lule pranë varreve të familjes Jashari edhe në emër të bashkëluftëtarëve të tyre, presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po në mënyrë të padrejtë po akuzohen nga Gjykata Speciale.

“Mbajtja dhe qëndrimi i tyre para gjykatëse tyre para gjykatës tregon se ende nuk ka përfunduar sakrifica jonë për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi dhe ne jemi të sigurtë që ata personalisht do të kthehen që të vendosin lule pranë varreve të familjes Jashari, do ta mbrojnë lirinë, do ta mbrojnë pavarësinë, sikurse kanë bërë gjatë luftës, sikurse kanë bërë edhe gjatë paqes“, ka thënë Hoxhaj. Ndërkohë, në kompleksin memorial në Prekaz, po bëjnë homazhe edhe përfaqësues tjerë të institucioneve, si dhe qytetarë të shumë.