Hoxha zbardh tre emërimet e reja tek shqiptarët


Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha sot përmes një pres konference për media ka njoftuar mbi pikat e miratuara nga ana e Qeverisë në seancën e fundit.

Sipas tij, Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar raportin mbi negociatat e zhvilluara mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve mes dyja vendeve. Qeveria ka obliguar ministrin e brendshëm Oliver Spasovski që të nënshkruajë marrëveshjen.

Qeveria mes tjerash, ka shtuar Hoxha, ka diskutuar edhe për disa pika kadrovike, respektivisht emërimin e Sasho Tasevskit për drejtor të ri të BSP-së.

“Qeveria në seancën e djeshme, pas skadimit të mandatit ka shkarkuar drejtorin e deritanishëm të Postave të Maqedonisë, Faadis Rexhepi dhe në vend të tij është propozuar Ejup Rustemi. Fehmi Stafa është emëruar për Avokat i shtetit, ndërsa për drejtor të Inspektoratit shtetëror të ndërtimtarisë dhe urbanizmit është emëruar Llokman Limani”, ka thënë zëdhënësi Hoxha.