Hoxha: Uniformat e Policisë pyjore janë në dy gjuhë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dheEkonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha, ka reaguar pas ngritjes së dyshimeve në opinion në lidhje me përdorimin e dygjuhësisë në uniformat e Policisë Pyjore, që u shpalosën ditën e sotme. Në një postim në facebook ai ka sqaruar se uniformat e reja janë në dygjuhë në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 përqind të popullsisë, ashtu sikurse e parasheh Ligji.

“Sot kemi shpalosur uniformat e Policisë Pyjore si model. Për shkak të pyetjeve të shumta që kanë arritur në adresën tonë rreth përdorimit të gjuhës shqipe njoftojmë opinionin se mbishkrimet në uniformat në fjalë do të jenë konform Ligjit, dhe se të njëjtat në komunat me popullsi shqiptare mbi 20 përqind do të jenë në dy gjuhë, përkatësisht gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe.

Ju sigurojmë se në këtë drejtim janë ruajtuar të gjitha dispozitat ligjore dhe do bëhet implementimi i plotë i ligjit për përdorimin e gjuhëve” ka shkruar ministri Hoxha në llogarinë e tij në facebook.
Sot pas 12 vitesh janë shpalosur uniformat e reja të Policisë Pyjore.