Hoxha: Shumica parlamentare është stabile

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha ka deklaruar se Besa do të mbetet në Qeveri. Ai deklaroi se në takim u dakorduan se në këtë situatë, zgjedhjet e parakohshme do të kishin komplikuar akoma më tepër edhe aspektin ekonomik, social shëndetësore dhe të sigurisë.

“Në takim u dakorduam se në këtë situatë dhe këtë pozicion politik që ndodhet shteti, zgjedhjet e parakohshme eventuale do të ishin të komplikuara akoma më tepër në aspektin ekonomik, social, shëndetësor dhe të sigurisë. Shumica parlamentare është stabile, ka 62 vota dhe do të vazhdojë me qeverisjen”, tha Hoxha.