Hoxha shqiptar organizon xhematin e tij në Gjermani për të rinovuar shtëpitë dhe kishën e prekur nga vërshimet në Gjermani (FOTO)


Xhamia Shqiptare “Ebu Hanife“ nga Troisdorfi i NRW-së nën organizimin e kryesisë dhe Imamit Bedri Syla realizuan me sukses aksionin humanitar në fshatin Zweifall të Stolbergut i prekur nga vershimet.

Ky aksion u realizua nën moton “Solidaritet në vepër“.

Të shtunën e parë të tetorit një ekipë nga 15 vullnetarë nga xhamia morën pjesë me punë fizike në disa lokalitete, si në kishen katolike të fshatit dhe disa shtëpi private.

Ekipa posedonte me vete edhe një mini bager për të kryer punë të rënda .

Të shtunën e dytë të tetorit (09.10.2021) një ekipë nga 11 punëtorë vullnetarë nga xhamia ishin prapë prezent duke punuar në ndihmë banorëve atje.

Krahas punës në teren, anëtarët e Xhamisë sonë për disa të premte kishin grumbulluar 4500€ për këtë aksion humanitar.

Dhe në mbyllje të këtij aksioni përfaqësuesit e xhamisë të shtunën në shenjë përkrahje dhuruan nga 900€ për secilen nga pesë familjët e përzgjedhura.

Vlen të përmendet së banorët dhe kordinatorja e punimëve atje u ndanë shumë të kënaqur me kontributin e Xhamisë sonë.

Falenderim i veçantë për të gjithë kontribuesit fizikisht e materialisht.
Zoti ju shpërbleftë!

Në linkun e mëposhtëm nga minuta e katërt mund ta ndiqni prononcimin rreth kontributit të Xhamisë nga kordinatorja e punimëve.