Hoxha shqiptar bën lutje nga Qabeja për viktimat e aksidentit tr*agjik (VIDEO)

Ngjarja tragjike që ndodhi në Bullgari nuk i preki dhe pikëlloi vetëm familjen e viktimave por pikëlloi dhe mërziti shumë njerëz si brenda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë, rrespektivisht Shkupit, qytet prej nga vinin shumica e viktimave dhe të lënduarëve.
Hasan Rexhepi është një hoxhë i ri me prejardhje nga Shkupi, i cili për këtë rast është lutur nga vendi i bekuar e i shenjtë i muslimanëve, Qabja.

“Nga ky vend i madhërueshëm, nga Qabja e bekuar, nga vendi më i dashur i kësaj toke po të lutemi me një zemër të thyer dhe të lënduar për ata që kaluan në botën tjetër nga rasti tr*agjik, nga aksidenti tragjik t’i pranosh në mëshirën tënde. Tua falësh mëkatet dhe t’i pranosh si dëshmorë pran teje dhe tua dhurosh xhenetet e larta”, tha Rexhepi në një video të publikuar në rrjetet sociale.