Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha përmes një postimi në facebook i ka përcjell një porosi opozitës shqiptare, gjegjësisht koalicionit ASH-AAA, në kuadër të debatit që po zhvillohet për shtetësinë dhe pakon e pestë ekonomike.
Postimi i tij i plotë:
Mungesën e kreativitetit për të ofruar zgjidhje për çështjet që i ngren kjo opozitë e rrejshme shqiptare, mundohen ta mbulojë me shpifje dhe mashtrime.
Një porosi për opozitën: mësoni nga gabimet e atyre që i kopjoni, mos i bëni gabimet e njejta se edhe shumë gjatë do mbeteni aty ku jeni.