Arjanit Hoxha:
GËZUAR DITËN E POLICISË PYJORE !!!
Në këtë ditë, shënohet rëndësia e punës së punonjësve të policisë së pyjeve dhe përpjekjet e tyre maksimale në luftën për të parandaluar prerjet ilegale dhe ruajtjen e pyjeve dhe biodiversitetit pyjor. Ata po luftojnë çdo ditë kundër grupeve kriminale të organizuara të prerësve që po shkatërrojnë pyjet, kurse dëmi që ata po bëjnë nuk matet me gjobat e vendosura, sepse çdo pemë e prerë prek shumë breza pas nesh. .
Jam i bindur se ata do të vazhdojnë të mbrojnë pyjet tona, duke bërë kështu një të mirë më të madhe për të gjithë ne dhe për të gjithë brezat e ardhshëm. Kurse ne si Qeveri dhe si Ministri kompetente do të vazhdojmë të forcojmë këtë sektor i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kontrollin e prerjeve ilegale dhe për ruajtjen e burimeve natyrore.
Pas 12 vitesh, këtë vit Policia Pyjore u furnizua me uniforma dhe çizme të reja. Kemi nënshkruar Marrëveshje Kolektive e cila rregullon statusin, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punonjësve të Policisë Pyjore dhe për herë të parë kemi rregulluar të drejtën për të marrë shtesë page prej 30%. Jam i bindur se e gjithë kjo do të jetë motiv shtesë për policët e policisë pyjore që janë vazhdimisht në detyrë. Jam krenar dhe mirënjohës për kontributin e tyre në shuarjen e zjarreve në pyje që shpërthyen këtë verë.
Me gjithë respektin tim , Gëzuar Dita e Policisë Pyjore!