Hoxha për ambasadorin Hill: E ka merakun ta mbajë Vuçiqin në pushtet

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, është treguar i ashpër me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, duke thënë se ai nuk dëshiron ta integrojë Serbinë në Perëndim, por për ta mbajtur Vuçiqin në pushtet.
Në një postim në Facebook, Hoxha ka shkruar se emisarët perëndimorë “nuk e kanë hallin e të drejtave të serbëve, por te mirëmbajtja e Vuçiqit.
“Strategjia e emisarëve dhe ambasadorëve nuk e ka hallin te të drejtat e serbëve, por të mirëmbajtja e Vuçiçit. Këtë na e tha Escobari kur shfaqi merakun së serbëve në veri të Kosovës u ishte ndaluar përdorimi i gjuhës. Tha diçka sa për me thënë diçka”, ka shkruar Hoxha.
Ai ka thënë se ngutia për zgjedhje të reja në veri ka për qellim shuarjen e protestave dhe risjelljen e Vuciqit në postin e njëjtë.
“Perëndimi vijon ta mbajë Serbinë një shoqëri të paemancipuar”, ka shkruar ai./Arbresh.info