Hoxha: “Nuk do të jemi në një tavolinë me ata që e shkelin vullnetin e qytetarëve”

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA Arjanit Hoxha deklaroi sot se partia e tij nuk do të lejoj që të ulet në një tavolinë me ata që shkelin vullnetin e qytetarëve, duke mos saktësuar nëse bra*ktisin apo jo qeverinë, por tha se këtyre dy ditëve do të zhvillohen konsultime brenda partiake, për një vendim konkret.

“Lëvizja BESA në kontinuitet është pozicionuar si një pari serioze duke lejuar shumë çështje për një qëllim, fotografin e madhe, integrimin e vendit. Ashtu siç jeni të informuar në Zhelinë do të prishet votimi në vendvotimin ku voton edhe vet kandidati për kryetar nga radhët e BDI-së, dhe në të cilin vendvotim ka fituar BDI-ja. Kjo kalon çdo normë demokratike. Do të vazhdojmë konsultimet se si duhet të vazhdojmë më tutje. Por nuk do të lejojmë që të jemi në një tavolinë, me njerëzit që dëshirojnë të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve”, tha Hoxha.
Qeverisja me BDI-në nuk ka qenë qumësht dhe mjalt, por kjo që ndodhi në Zhelinë, tregon fytyrën e vërtet e BDI-së”, tha Hoxha.