Hoxha nis detyrën e ministrit me thënjen e Presidentit Wilson

Ministri i porsazgjedhur i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave Arjanit Hoxha me tu votuar Qeveria e re ka zgjedhur një mënyrë më ndryshe për të shprehur falenderimin e tij. Në një postim në facebook ai ka përdorur thënjen e njohur të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson.

“Në veshët e çdo politikani duhet të dëgjohen zërat e qytetarëvе” – Presidenti Woodrow Wilson. Zëri i qytetarëve do të ngelet udhërrëfyes për veprimet tona!” ka shkruar Hoxha në postin e tij në rrjetin social facebook.
Arjanit Hoxha në mandatin e ardhshëm do të udhëheq me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, ndërsa në këtë pozitë vjen i nominuar nga Lëvizja BESA.