Hoxha nga Shkupi: Ukraina e ka lyp vet, tash Presidenti i saj qan si gjynah

Hoxha Muharem Ismaili, nga Shkupi, në një paraqitje para xhematit ai flet për luftën në Ukrainë, e ka quajtur dreq kryetarin e Ukrainës dhe zullumqar.Hoxha Muharem Ismaili, ka thënë se Presidenti i Ukrainës është zullumqar dhe se Rusia ka me i mund të gjithëAi tutje e ka quajtur dreq Zelinskyn, dhe e ka qarë neper mediume për izraelitët.

Ndërsa Ukrainën, NATO’n, BE i ka quajtur zullumqar që do humbin përballë Rusisë.“Sot dje pardje, muhabetin kryesor jemi duke e bo për luftën Ukrainë-Rusi, tema kryesore a unë ju thomë se rastësisht ju ka plasur sherri Ukrainës në oborr? Nuk është rastësisht, se para pak kohe kur Izraeli e luftojke Palestinën, kryetari i Ukrainës, qaj dreqi që del sot dhe rrin për gjynah aty, ai dilke dhe qajke për mediume për jahuditë”. ka thënë hoxha Muharem.

“Ky i qajke jahudit, zullimqaret nuk duhet me na u dhimt, se atij zullumqarit ia qon alluhu një zullumqar ma të madh, ne kemi thonë në hutbe, o Allah zullumqarit të vogel qoja një zullumqar të madh, e qitash i ka ardh një zullumqar me emrin Rusi, e tash din qysh me e trajtu zullumqarin e vogël se ka lotë krokodili”, tha ai tutje.

“Asgjë nuk kanë me mujt me i bo Rusisë, se ata janë zullumqarë, se zullumqaret le te kapen ne s’kemi pse mërzitemi për ta. Europa nuk e ndali zullumin në Sirinë, e shkatrun atë vend të bekum, e tash zullumi i ka ardh në derë”, tha ai.