Hoxha nga Kumanova: Albin, Ilirida është me ty!

Zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë po ndiqen me interesim të madhe edhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Shumë prej tyre që posedojnë pasaportë kosovare po shfrytëzojnë mundësinë që të marrëin pjesë në votime.

Njëri prej tyre është edhe Nuredin Xhemaili, një hoxhë nga Çerkezi i Kumanovës së bashku me disa bashkëvendas të tij kanë udhëtuar për në Gjilan për të votuar për Vetëvendosjen.

“U nisen kerrat varg e vi, nuk na ndal as bor as shi, O Albin krejt Ilirida ësht me ty”, ka shkruar Xhemaili në rrjetin social facebook. Nuredin Xhemaili është i burgosur politik, pasi në vitin 1988 kishte marrë pjesë demonstratat për mbrojtjen e arsimit shqip në Kumanovë./News-TV/