Hoxha nga Drenica i reagon vëllaut të Sulejman Rexhepit


Hoxha nga Drenica që bëri cermoninë mortore për Adem Jasharin dhe familjen jasharaj reagon ashpër ndaj Qani Rexhepit, transmeton news33, ai mes tjerash shkruan:

“Reagim ndaj broçkullave dhe poshtërsive të Qani Rexhepi, vëllait të Myftiut Sylejman Rexhepi comapny Urgjentisht OVL-UÇK të revokon dekoratën për Avdyl Rexhepin vëllau i të cilit paturpësisht ofendoi rëndë Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe mburreshte me atë se në mes të Kosovës po dëgjojnë muzik serbe. Reagimi i OVL-UÇK-së se mirënjohje i kemi dhënë Avdyl Rexhepit dhe jo vëllaut të tij që e shanë dhe fyen Adem Jasharin është reagim jo i drejtë dhe jo i logjikshëm sepse ky reagim më shumë lë të kuptohet si tentim për të arsyetuar veprimin e turpshëm dhe skandaloz se sa për ta dënuar. Shqiptarët e Maqedonisë dhe besimtarët musliman atje, besoj që tani më janë të bindur se kënaqet e Mulla Sulës me muzikë patriotike janë vetëm tentime të tija për ta mbuluar krimin dhe korrupsionin që po bënë me Bashkësinë Fetare me vite të tëra.

Kjo video e publikuar ku vëllai i Sulejman Rexhepit Qani Rexhepi shanë dhe fyen rëndë komandantin legjendare Adem Jasharin është fakt i pa mohueshëm se zemra dhe shpirti i Sulejman Rexhepit e i familjes së tij gjithmonë ka kënduar serbisht dhe një jetë kan punuar për realizimin e projekteve anti kombëtare. Sharja e çlirimtarëve është dëshmi se këta njerëz i urrejnë çlirimtarët sepse jua prishën ëndrrën e bashkim- vëllazërimit jugosllav. Turp që edhe më tutje të lejohet që një person i tillë me një familje të tillë të përfaqëson besimtarët Musliman në Maqedoni.

Në media tona ka qarkulluar një video incizim kur katër persona të cilët thuhet se janë edhe punonjës në Bashkësinë Islame të Maqedonisë si dhe familjarë të Sulës, pseudo myftiut ku dëgjohen fjalë shumë të rënda për tërë popullin tonë. Pavarësisht se për opinionin e gjerë këto fjalë janë të reja dhe të padëgjuara për mua këto nuk paraqesin asnjë surprizë! Këta njerëz të cilët kanë uzurpuar institucionet tona fetare kanë qenë dhe janë ende në shërbim të dreqit si dhe udbashë të cilët vazhdojnë ti kryejnë detyrat edhe sot.

Këto fjalë kaq të rënda nuk do i përdorja sikur vetë Sylejman Rexhepi në kujtimet e tij mos ti kishte konfirmuar se si ishte përgatitur nga UDB-ja për të marrë Bashkësinë Islame nën kontroll si dhe për shumë krime që ai kishte kryer në shërbim të regjimit të kaluar. Mos po iu duket e çuditshme? Kjo është edhe fatkeqësia jonë pasi jemi indiferentë se kush na udhëheqë e si na udhëheqë! Për opinionin e gjerë edhe mund të jetë e kuptueshme mospasja e informatave për këta njerëz famëkeq e misionarë të dreqit mirëpo si ka mundësi që institucionet shtetërore që nuk marrin asnjë hap në këtë drejtim për të pastruar institucionet tona nga këta udbash?! Këta njerëz njollosin punën dhe angazhimin e tërë hoxhallarëve dhe patriotëve të cilët derdhën djersë e gjak për këtë vend.

A nuk është e çuditshme të jemi dëshmitarë se institucionet tona fetare Islame në të tri shtetet janë të kapura nga njerëz të tillë: në shtetin amë nga një grup që nuk i dihet filli e qëllimi, tek ne këtu nga matrapazë e dallaveraxhinj ndërsa në Maqedoni nga udbashë e kriminelë! Por si duket kjo kapje e institucioneve tona fetare nga njerëz të tillë po i përshtatet dikujt! Lërë që po i përshtatet mirëpo dikush po punon që këto figura ti pastroj kombëtarisht nga e kaluara e përlyer e tyre. Vetëm rruga për të marrë mirënjohje nga shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së tregon se dikush po i bën argat këtij misioni.

Unë e kam ndërgjegjen e pastër pasi që me vite jam duke u përballur me këta njerëz e këto grupe madje edhe duke pasur pasoja nga më të ndryshmet. Po e them dhe njëherë sikur që flas për më shumë se një dekadë se e dënoj dhe mallkoj këtë deklaratë të një matrapazi. Shpresoj që ky të jetë një rast ku fillojmë të mendojmë se në dorën e çfarë matrapazëve i kemi lënë institucionet tona fetare. Neglizhimi i këtyre institucioneve nga rregulli dhe ligji ka bërë që ato të bin nën diktaturën e këtyre idiotëve të cilët si duket janë të përshtatshëm për diken ngase janë lehtë të shantazhueshem dhe si rrjedhojë të përdorshëm për politika ditore.

Për fund mund vetëm të them atë që urtësia popullore e ka thënë për këto raste: “Prite punën a u ba, se kur t’bahet ma sban za”. Uroj që ti hapim sytë para se të vije kjo ditë…