Arianit Hoxha i Lëvizjes Besa tha se BDI-ja çdo ditë po tenton me forma nga më të ulëta të marrin deputet. Ai tha se është i bindur se tre deputetët e Lëvizjes Besa janë të unifikuar në vendimin e tyre për të rrëzuar këtë qeveri dhe se ditën e enjte kjo do të jetë e padiskutueshme. Ai shtoi se nëse nuk rrëzohet kjo qeveri, ata nuk kanë më vend në atë qeveri dhe do të shkojnë në opozitë.
Hoxha paralajmëroi se Besa mund të jetë në koalicion me Të Majtën, vetëm nëse ata respektojnë rrugën e eurointegrimeve, siç është Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e Ohrit, bisedimet me Bullgarinë etj. Për sa i përket koalicionit me Alternativën, ai tha se ka më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë me ta. Hoxha tha se interesi i tyre i përbashkët është dërgimi i BDI-së në opozitë, prandaj kjo i bashkon më shumë se kurrë.