Hoxha i njohur nga Mitrovica, Faruk Sinani, është inf*ektuar me COVID-19 dhe është në gjendje të rëndë.
Lajmin për gjendjen e tij e ka dhënë kolegu, hoxhë Shkelzen Hoxha, i cili ka kërkuar të luten për të.
Sipas Shkëlzen Hoxhës, Faruk Sinani është në gjendje të rëndë pasi virusi ka go*ditur mjaft shumë shëndetin e tij.
“Të dashur dhe të respektum vëllezër musliman, duke e ditë rëndesinë e duasë, dhe kur e dimë se duaja vie me dobi të shumta, gjithashtu duke shpresu ne pranimin e duave të besimtarëve të mirë, ju kisha lutë që të bëni dua për hoxhën nga Mitrovica dr. Faruk Sinanin, hoxha është i inf*ektum me COVID19 dhe gjendja e tij është rëndu bajagi së fundmi. Ju lutem mos e harroni në dua, në sexhdet tuaja, pas namazeve tuaja, mes ezanit e ikametit, e në pjesën e fundit të natës. Allahu ju shpërbleftë, e hoxhës Faruk Allahu ja lehtësoftë gjendjen e i dhashtë sherim të shpejt!”, ka shkruar Hoxha.