Hoxha Mazllam Mazllami e vendos në shitje Mercedesin


Hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami, ka qenë hit për rreth dy javë pasi pranoi dhuratë një Mercedes nga xhemati.
Mirëpo, duket se po i pëlqen fama imamit kosovar, pasi tani ka vendosur ta bëjë publike që po e shet mercedesin e tij të vjetër.

Madje, këtë e ka bërë përmes rrjetit sociale Facebook, ku ka mijëra ndjekës.

“Në shitje”, është përshkrimi që ka bërë Mazllami ku ka bashkangjitur edhe disa foto të mercedesit që e voziste deri tani.

Kujtojmë që hoxha pranoi dhuratë një Mercedes që kushton rreth 15 mijë euro, mirëpo u bë debat i madh për këtë gjë, pasi shumë e kanë kritikuar për jetë të luksit.