Hoxha: Kovaçevski thirri takim liderësh për të shpëtuar BDI-në, heqja e 20% nuk duhet t’i shqetësoj maqedonasit


Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha i ftuar në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, ka diskutuar rreth aktualitetit politik si dhe heqjen e 20% nga kushtetuta. Sipas Hoxhës, ky veprim nuk është as provokim për palën maqedonase por është një e drejt legjitime që u takon shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, Hoxha ka deklaruar se thirrja e Kovaçevskit është për të shpëtuar BDI-në.
“Kryeministri Dimitar Kovaçevski për ta shpetuar BDI-në nga tryeza e partive politike shqiptare, thirri kunder takim për t’i ndejtur karshi thirrjes së Besës”, ka thënë Hoxha.

Më tej ai ka deklaruar se nga ministrat deri tek deputetët, të gjithë komunikojnë në dy gjuhë, pra edhe në gjuhën shqipe. Në fund, zv/kryetari i Besës deklaroi se tema e 20% nuk duhet të jetë problematike për palën maqedonase, sepse nuk prek interesat e tyre, ashtu siç po përflitet në opinion. Ne nuk kerkojme te hapim ndonje teme qe eshte problmeatike.monitor