Një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, është bërë virale nëpër rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Në këtë ligjeratë, ai ka folur për beqarët. Nuk dihet nëse deklarata e tij është e para disa vitesh apo e ka thënë së fundi, mirëpo ditëve të fundit është shpërndarë shumë.
“Njerëzit më të këqij të Allahut ka thënë Muhamedi, janë beqarët, njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët dhe të vd*ekurit më të këqij të Allahut janë beqarët. Edhe beqarkat. Jo, dua ta kryej shkollën, fakultetin, pastaj magjistraturën dhe kur e sheh 30 vjet i ka bërë. Kur me ba kjo fëmijë, kur me rujt ship kur me eduku gjeneratë”, thotë imami mes tjerash. Ndryshe, hoxha në fjalë njihet për deklarata të tilla të cilat në vazhdimësi nxisin reagimin e publikut.