Hoxha i VV-së e quan Blendi Fevziun dhunues hapësirash intime pasi i shkroi letër Albin Kurtit

Gazetari dhe publicisti nga Shqipëria, Blendi Fevziu, sot i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, lidhur me 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Periskopi.
Duke publikuar foto dhe video nga një ekspozitë e gjësendeve të këtyre fëmijëve që gjendet në bodrumin e bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, duke kërkuar nga Kurti që këtë ekspozitë ta shndërrojë në muze.

Lidhur me këtë letër ka reaguar Elvis Hoxha i Vetëvendosjes.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka akuzuar rëndë gazetarin Fevziu duke e quajtur “dhunues hapësirash intime” përmes emisionit ‘Opinion’ të drejtuar nga ky i fundi.
Statusi i plotë:

Një drejtues emisioni debati që ka dhunuar hapësirat intime të shqiptarëve për 26 vite, që ka shkatërruar valën publike të transmetimeve për çerek shekulli, që ka marrë pjesë në korruptimin e shoqërisë dhe politikës shqiptare po aq sa të gjithë pushtetet e Shqipërisë së demokraturës, që ka marrë pjesë në shembjen e të gjithë kulturës kombëtare, përfshirë Teatrin Kombëtar, po i shkruan letër të hapur Albin Kurtit, i cili çerek shekulli ka bërë rezistencë me burg e demonstratë. Kjo letër e hapur është paturpësi e hapur.