Arjanit Hoxha
Për fat të keq u vërtetua ajo që kemi thënë se opozita ASH-AAA më shumë ka qëllim të bëj politikë sesa të gjejë zgjidhje për problemin me shtetësinë.
E para, iniciativa fillestare për të zgjidhur problemin me banorët e Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë shtetësi, hasi në mirëkuptim të plotë nga Lëvizja BESA dhe u kyçëm aktivisht për të gjetur zgjidhje për këtë kategori të ndjeshme të popullatës. Për hir të informimit të drejtë për të gjithë opinionin, gjithë propozimi i zgjidhjes së problemit është propozim i shumicës parlamentare (kjo mund të vërtetohet nga krahasimi i propozimit të parë të opozitës dhe tekstit të propozuar pas takimeve).
Në momentin që opozita ASH-AAA e shohin se nuk kanë ide se si të përfitojnë poena politikë, dalin jashtë kornizës për zgjidhje të problemit të shtetësisë për ata që kanë problem (pasi që me propozimet e Qeverisë ky problem zgjidhet), ASH-AAA del jashta kornizave fillestare dhe propozon ndryshime që kanë të bëjnë me fitimin e shtetësisë përmes natyralizimit (për shtetas të huaj që duan të përfitojnë shtetësi të Maqedonisë së Veriut).
Prandaj, plasimi i të pa vërtetave në oponion vetëm për të mbuluar pa aftësinë për të artikuluar çështje kaq sensitive, dëshmon për qasjen joserioze dhe mos pasjen e vizionit të opozitës ASH-AAA.