Hoxha: Fermerët gjithnjë e më shumë po i njohin përfitimet e bashkëveprimit kooperativ


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave, mori pjesë në një ngjarje në qytetin e Resnjës.
Motoja e këtij viti e Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave është “Së bashku për një rinovim më të mirë”.
Ministri Hoxha së bashku me kreun e Rrjetit të Kooperativave Bujqësore, Mende Ivanovski u sugjeruan kooperativistëve të pranishme që përmes shembujve personal të shpërndajnë lajmin për modelin e bashkëpunimit, i cili me të vërtetë sjell shumë dobi.

“Së bashku do të mund të rinovojmë dhe ndërtojmë më mirë, kjo është një vërtetë e pamohueshme! Unë kam besim se do të njohim shumë histori suksesi sesi lëvizja kooperativiste do të mund të ndihmojë komunitetet që të bëhen më të fuqishme në botën post-pandemike. Le të jetë kjo ditë një rast i mirë për të shpërndarë lajme se si modeli bashkëpunues (kooperues) i drejtuar kah njeriu, i mbështetur nga vlerat bashkëpunuese të vetë-ndihmës dhe solidaritetit, mund të zvogëlojë pabarazinë e të krijojë prosperitet të përbashkët”, tha Hoxha, duke shtuar se fermerët gjithnjë e më shumë po i njohin përfitimet e bashkëpunimeve kooperative.

Ai theksoi se kjo dëshmohet edhe nga numri i 63 kooperativave, të regjistruar në Regjistrin e Kooperativave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Mnistri Hoxha, gjithashtu theksoi përpjekjet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për të inkurajuar bashkëveprimin kooperativ në Republikën e Maqedonisë së Veriut.